Për të dytën ditë me radhë dëshmitari i emëruar TË4-08 po e vazhdon dëshminë e tij në në Dhomat e Specializuara të Hagës në rastin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i njohur si Komandant “Ujku”, i cili po akuzohet për krime lufte.
Dëshmitari ka theksuar para trupi gjykues se babait të tij i ka humbur shikimi si pasojë e torturave nga Pjetër Shala.
“Babait në 2008 ka filluar me i humb shikimi, është operuar, por pa sukses. Të gjitha i kanë ardhur nga trotuar çnjerëzore deri në alivanosje. I dyshuari ka qenë aty prezentë dhe ka ushtuar dhunë me disa persona tjerë”, tha ai.
Ndërsa avokati i komandant “Ujkut”, Jean-Louis Gilissen, është shprehur i befasuar nga dëshmitari i cili sipas tij, thotë se iu ishte rrethuar shtëpia, por ky i fundit nuk ishte aty.
“Ju keni thënë hetueseve se ushtarët e UÇK-së erdhën dhe rrethuan shtëpinë, por unë nuk isha në shtëpi në atë kohë. A ka përputhshmëri kjo me shpjegimin që ju na thatë dje. Mendoj që ka mos përputhje”, ka pyetur ai dëshmitarin.
“Dita që babai u mbyll në dhomë, i kërkoj familja të ia jepte armën kinse të UCK-së, shpjegimet që i morëm dje nuk i korrespondon kësaj, është e pamundur”.
Por, prokurori i rastit ka theksuar se dëshmitari tashmë e ka shpjeguar rastin në fjalë të hënën.
“Dëshmitari dje na ka shpjeguar dhe konkretisht unë e tregova këtë pjesë të deklaratë së tij dhe na shpjegoi se herën e parë nuk ishte, por në herën e dytë ishte në shtëpi”, theksoi prokurori.
Ndryshe, pas përfundimit të dëshmisë së tij kryetarja e trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Speciales, Mappie Veldt-Foglia, e ka udhëzuar dëshmitarin që të mos e diskutojë me askënd dëshminë e tij para Gjykatës Speciale.
Shqyrtimi gjyqësor i kësaj të marte pritet të vazhdojë me një dëshmitar tjetër.
Shala u arrestua me 16 mars të vitit 2021 nga autoritetet belge, ndërsa transferimi i tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës u bë më 15 prill 2021. Gjykimi ndaj tij filloi më 21 shkurt. Ai u deklarua i pafajshëm, ndërsa Prokuroria Speciale dhe mbrojtja e viktimave paraqitën deklaratat hyrëse.
Në deklaratën e tij para trupit gjykues, ish-komandanti i UÇK-së tha se kishte luftuar kundër një makinerie ushtarake të një regjimi kriminal si ai Slobodan Millosheviç-it, por kurrë kundër civilëve.
Shala ngarkohet për krimet që u kryen midis 17 majit dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, e cila pretendohet se ishte nën kontrollin e UÇK-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hovenier viziton në Leposaviq ushtarët amerikanë të KFOR-it
-
Varshava do të shpenzojë 2.3 miliardë për të forcuar kufirin e saj me Ukrainën
-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Varshava do të shpenzojë 2.3 miliardë për të forcuar kufirin e saj me Ukrainën
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE