Sport

As Suarez, as Morata, Atletico gjen sulmuesin e ri


Atletico Madrid-i sezonin e ardhshëm do të vijë me fytyrë të re në majën e sulmit. Diego Simeone nuk preferon të mbajë përsëri në ekip Luis Suarez-in, apo të rikthejë Alvaro Morata-n, por një emër i ri delë në skenë, Gerard Moreno.

Moreno luan me Villarreal-in dhe është një nga lojtarët më në zë të La Ligës. 28-vjeçari katalanas ka kontratë me nëndetësen e verdhë deri në 2023.

VILLAREAL, SPAIN – DECEMBER 06: Gerard Moreno of Villarreal CF looks on during the La Liga Santander match between Villarreal CF and Elche CF at Estadio de la Ceramica on December 06, 2020 in Villareal, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Sulmuesi është preferuar edhe me Kombëtaren e Spanjës, pasi ka luajtur disa ndeshje, që pas debutimit në 2019.

Vetëm këtë sezon, Moreno numëron 31 paraqitje, 20 gola dhe tetë asiste. Një sulmues efikas përpara portës dhe profili i duhur për Simeone-n.

Nëse dëshiron që ta bëjë të sajin përfundimisht Moreno-n, Atletico do duhet të paguajë 35 milionë euro te Villarreal-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore