Shqipëria

Arrestohet punonjësi i Gardës së Republikës, kanosi me armë pronarin e një lokali në Tiranë


Foto Ilustruese

Drejtoria Rajonale e AMP-së në Tiranë ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Gardës së Republikës për shpërdorim detyre dhe kanosje.

Përkatësisht shtetasi D. K., 44 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me klientët dhe pronarin e një lokali në rrugën “Elez Isufi” në Tiranë, të cilët i ka kanosur me armën e shërbimit, në shpërdorim të detyrës.

Ndërkaq nga hetimet paraprake rezultoi se 44-vjeçari duke qenë jashtë shërbimit, ka konsumuar pije alkoolike në ambientet e lokalit dhe më pas është konfliktuar me klientët dhe pronarin e lokalit, të cilët kanë arritur t’i heqin armën nga dora duke e neutralizuar.

Nga ana tjetër vijojnë hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe ka ftuar qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga punonjës të Gardës së Republikës, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore