Shqipëria

Arrestohet në Durrës shtetasi serb i shpallur në kërkim


Një shtetas serb i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”, është arrestuar nga forcat policore të Durrësit.

Sipas njoftimit, shtetasi M. K., 39 vjeç, banues në Beograd, pritet të ekstradohet drejt Serbisë.

Më herët, Gjykata e Lartë në Subotica, Serbi, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Serbisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore