Shqipëria

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit


Ish-kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Fran Tuci është arrestuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Kjo me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas informacioneve paraprake në kohë e Qeverisjes së tij është lejuar pastrimi i një rruge me fondet e komunitetit.

Kështu nga SPAK është bërë me dije se administratori i njësisë së Fushë-Arrëzit është lënë në “arrest shtëpie”, ndërsa fadromisti është lënë në masën detyrën paraqitjeje.

Për rastin priten informacione në orët në vijim.

Emri i Tucit u përfol në media, pasi në vitin 2020, vëllai i tij u vu në pranga gjatë një operacioni antidrogë.

Asokohe Tuci ishte në detyrën e kreut të bashkisë dhe Partia Demokratike kërkoi që ai të jepte dorëheqjen.

Tuci u zgjodh kryetar i bashkisë Fushë-Arrëz në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Evropiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore