Futboll

Andrea Belotti tregon nder në fushën e gjelbërt


E pazakontë në futbollin italian —-

Gjest i shkëlqyeshëm i lojës së ndershme nga Andrea Belotti në minutën 33′ të ndeshjes Atalanta-Torino. Il Gallo (Gjeli në shqip; nofka e Belotti-t) bie në tokë në buzë të zonës së kundërshtarit, në mes të tre kundërshtarëve: gjyqtari Fourneau jep një goditje të lirë nga një pozicion i favorshëm dhe paralajmëron argjentinasin Cristian Romero i Atalanta-s.

Mendimi i parë i sulmuesit të Granata-s ishte të paralajmëronte gjyqtarin se ai nuk kishte pësuar ndonjë faull, duke bërë një gjest të qartë me dorën e tij. Episodi merr edhe më shumë vlerë në dritën e rezultatit, i cili e pa Torino-n tashmë nën tre gola të pësuar. Do të kishte qenë e lehtë për Belotti-n të përfitonte nga vendimi i gjyqtarit dhe mbase ndeshja mund të kish marrë një tjetër kthesë. Sidoqoft, ndeshja përfundoi 3-3.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore