Shqipëria

Amnistia fiskale – Çfarë parashikohet në draftligj?


Ministria e Financave dhe Ekonomisë në Republikën e Shqipërisë ka hedhur për konsultim publik draftligjin “Për amnistinë fiskale dhe penale të subjekteve që do të bëjnë deklarim vullnetar të pasurive”.

Sipas ministrisë ky draftligji përcakton të gjitha rregullat, garancitë dhe veprimet e subjekteve që do të përfitojnë nga procesi i deklarimit vullnetar të pasurive dhe njëkohësisht saktëson se cilat do të jenë institucionet publike që do të administrojnë këtë proces.

Fillimisht draftligji u hartua në vitin 2020, por nuk u arrit konsensusi me opozitën e cila ishte jashtë parlamentit.

Nga ana tjetër Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) shpesh ka këshilluar Qeverinë kundër mbajtjes së një amnistie fiskale.

Kjo pasi ka shqetësime për ndikimin e saj në përmbushjen tatimore, si dhe rreziqet që lidhen me pastrimin e parave dhe administrimin tatimor.

Nëpërmjet këtij drafti Qeveria iu kufizon deklaruesve vullnetar mundësinë për të transferuar jashtë vendit paratë e deklaruara për një periudhë 5-vjeçare nga momenti i deklarimit.

Në rastet kur subjektet deklaruese duan t’i transferojnë shumat e deklaruara jashtë vendit para këtij afati, ndaj tyre parashikohet penalitete.

Fillimisht ato do të ‘sanksionohen’ në masën 30% të shumës së transferuar.

Për deklarimet vullnetare të shumave në para, në pasurit të luajtshme ose të paluajtshme që bëhen në katër muajt e parë nga hyrja në fuq e ligjit norma e tatimit është shtatë për qind.

Ndërsa pas kësaj periudhe: 10% e shumës totale të deklaruar.

Po ashtu nëse subjektet vendosin t’i investojnë pasuritë e deklaruara në tituj shtetëror, bono thesari apo obligacioni jo më të vogla se 2-vjeçare, Banka e Shqipërisë do të mbajë një tatim prej pesë për qind të shumë totale për investimet e bëra në 4-mujorin e parë – prej hyrjes në fuqi të ligjit – dhe shtatë për qind pas kësaj periudhe kohore.

Për zbatimin e kësaj amnistie fiskale dhe penale, pra që iu fal deklaruesve vullnetar gjobat, penalitetet apo kamatëvonesat për pasuritë e tyren si dhe i përjashton nga ndjekja penale, do të ngrihet një strukturë e posaçme në varësi të  Drejtorisë së Tatimeve.

Amnistia parashikohet të zbatohet për një periudhë 9-mujore nga hyrja në fuqi e ligjit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore