Lajme

Albin Kurti të martën në Bruksel


Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka bërë të ditur se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ditën e marte do të udhëtoj drejt Brukselit.

“Kurti do të udhëtoj të martën për në kryeqytetin e BE-së, Bruksel. Do të këtë vizitë dy ditore”, ka thënë Kryeziu .

Agjenda e Kurtit pritet të jetë e ngjeshur, ai do të takohet me krerët më të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian.

“Takimet më të rëndësishme janë: takimi me Presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel, takimi me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe ai me Shefin e Diplomacisë për BE-në, Joesep Borell”, tha zëdhënësi i qeverisë.

Pjesë e agjendës së Kurtit, është takimi me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo.

Kryeziu njoftoi se bashkë me Kurtin, drejt Brukselit do të udhëtojnë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ndërsa vizitën dy ditore në Bruksel, Presidenti i Seribisë Aleksander Vuçiq e ka nisur të dielen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore