Jetesë & Stil

Aktorja e njohur Brigitte Bardot: Njerëzit e tepërt do të zhduken nga virusi


Brigitte Bardot

Aktorja e njohur franceze Brigitte Bardot ka dhëne një deklarate jo fort të këndshme për prestigjiozen “Oggi”.

86-vjeçarja është shprehur se pandemia e Covid-19 është diçka pozitive për të gjithë njerëzimin e mbi të gjitha për planetin ku ne jetojmë. Ajo mendon se toka është mbipopulluar dhe virusi po përpiqet të vendosë një rend të ri biologjik.

“Kam frikë se Covid-19 dhe viruset e tjera po vendosin një rend të ri. Shtatë miliardë njerëz janë shumë, natyra do të fitojë të drejtat e saj. Nëse më pyet a është virusi diçka e mirë? Po, është një mënyrë për të rregulluar mbipopullimin që nuk e kontrollojmë dot ndryshe”, është shprehu aktorja.

Deklarata e saj nuk është pritur dhe aq mirë nga fansat. Publiku është habitur nga pandjeshmëria e saj , duke theksuar se fjalë të tilla janë të papranueshme në një kohë ku mijëra njerëz po humbasin çdo ditë të afërmit e zemrës.

Kujtojmë se aktorja ka qenë një ndër ikonat e bukurisë në vitet 50-60-të.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore