Lajme

Aktori amerikan, Baldwin arrin marrëveshjen me familjen e gruas që qëlloi në setin e filmit


Aktori Alec Baldwin ka arritur një marrëveshje civile me familjen e gruas që qëlloi për vdekje në një set filmi vitin e kaluar.

Kështu deklaroi ai, pasi u njoftua se prodhimi i filmit do të rifillonte në janar.

Aktori mbante një armë Colt gjatë një set provash për “Rust”, një Western me buxhet të ulët që po filmohej në New Mexico tetorin e kaluar.

Ai asokohe vrau 42-vjeçaren, Halyna Hutchins.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë sot zgjidhjen e çështjes civile të ngritur në emër të familjes së kinematografes Halyna Hutchins”, tha Baldwin në një postim në Instagram.

“Gjatë gjithë këtij procesi të vështirë, të gjithë kanë ruajtur dëshirën specifike për të bërë atë që është më e mira për djalin e Halynës”.

Detajet e marrëveshjes, e cila përfshin gjithashtu Rust Movie Productions, kompania me përgjegjësi të kufizuar e krijuar për të bërë filmin, nuk u zbuluan.

Baldwin, i cili ishte një producent si dhe ylli i “Rust”, i ishte thënë se arma ishte e sigurt dhe më parë kishte thënë se ai nuk e kishte tërhequr këmbëzën, megjithëse një raport i FBI-së përcaktoi se arma nuk mund të kishte qëlluar ndryshe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore