Shqipëria

Aksioni policor në Tepelenë zbulon shtëpinë e barit me mbi 230 rrënjë kanabis, shoqërohen 4 persona


Katër persona janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Tepelenë, pasi është konstatuar se ata kishin ndërmarrë aktivitetin e paligjshëm të kultivimin e bimëve narkotike në një shtëpi bari të improvizuar, me mbi 230 rrënjë kanabis.

Mësohet se autoritetet kanë zbuluar një ambient të mbyllur ku ishin instaluar drita për rritjen e kanabisit si edhe sende të tjera të përshtatura për rritjen e bimëve.

Raportohet se deri më tani janë zbuluar më shumë se 230 rrënjë kanabisi, ndërsa policia ka shoqëruar në Komisariatin e Tepelenës katër persona.

Një prej tyre dyshohet se është drejtuesi i veprimtarisë së paligjshme, ndërsa autoritetet vijojnë aksionin për verifikimin e personave të tjerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore