Zgjedhjet në Shqipëri

Aksident në “Rrugën e Kombit”, dy vajza në gjendje të rëndë


Tre automjete janё pёrfshirё nё njё aksident nё aksin rrugor Milot-Rubik, nё “Rrugёn e Kombit”. Si pasojё e goditjes sё fortё dy vajza janё plagosur, tё cilat aktualisht ndodhen nё gjendje tё rёndё pёr jetёn.

Sipas burimeve nё vendngjarje, personat e plagosur janё shoferja dhe pasagjerja e njёrёs prej makinave.

Makina me tё cilёn vajzat udhёtonin u pёrplas me njё furgon, teksa nё aksident u pёrfshi dhe njё makinё e tretё.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën, teksa burime paraprake kanё bërë me dije se shkak i aksidentit ka qenë moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore