Kosova

Aksident në mes një veture dhe një kamioni, vdes një person


Si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Ferizaj ka vdekur një person.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar një person e cila nuk  ka arrit të përballojnë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.

Tutje, ajo theksoi se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore