Lajme

Abdixhiku kërkon nga Wieland të ndikoj për liberalizimin e vizave


Lumir Abdixhiku në takim me Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetarja Shqipe Mjekiqi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Imri Ahmeti kanw biseduar me Wieland-in për qëndrimet e LDK-lidhur me situatën politike në vend.
Gjithashtu, Abdixhiku e ka informuar Wieland-in për vizionin e tij si dhe për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet lokale të cilat do të zhvillohen këtë vit.
  
Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku ka shprehur mirënjohjen e thellë për rolin mbështetës që ka luajtur Parlamenti Evropian.
Ai kërkoi nga Wieland-i që të rritë ndikimin e tij tek institucionet e tjera të Bashkimit Evropian për avancimin e Kosovës në proceset integruese, liberalizimin e vizave, si dhe për zhvillimin e gjithmbarshëm të Kosovës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore