Shqipëria

A i ka zbatuar Shqipëria rekomandimet e Komisionit Evropian kundrës Racizmit dhe Intolerancës?


Komisioni Evropian kundrës Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) ka publikuar sot më 20 shtator konkluzionet nëse Shqipëria i ka zbatuar rekomandimet e politikave të bërë në vitin 2020.

Vlen të theksohet se sipas raportit, disa objektiva janë të përmbushura plotësisht, dhe të tjerat pjesërisht.

Këto përfundime bazohen në përgjigjet e marra nga Qeveria shqiptare dhe informacionin e mbledhur nga burime të tjera.

Në raportin e saj për Shqipërinë të publikuar më 2 qershor 2020, ECRI rekomandoi që autoritetet të gjejnë një zgjidhje të shpejtë për krizat e gjata të strehimit që prekin romët dhe Komunitetet egjiptiane në zonat Kabash dhe Guri i Kuq të bashkisë Pogradec.

Që kur ECRI-ja bëri rekomandimin e saj, ajo ka vlerësuar se autoritetet kanë ndërmarrë disa hapa drejt zbatimive.

“Në rastin e Kabashit, autoritetet vendore të Pogradecit kanë përfunduar matjet në terren dhe kanë përditësuar vlerësimin e gjendjes së godinës. Përkundër disa problemeve fillestare teknike në lidhje me regjistrimin kadastral, procesi i regjistrimit të pronës me Agjencinë Shtetërore Kadastrale në Pogradec është duke u zhvilluar”, shkruhet në raport.

ECRI arrin në përfundimin se ky rekomandim është zbatuar pjesërisht dhe njeh përpjekjet e rëndësishme dhe hapat pozitivë të ndërmarrë.

Një pikë tjetër e raportit të Komisionit është edhe rekomandimi për finalizimin e akteve të nevojshme nënligjore për Strehimin Social.

Autoritetet shqiptare informuan ECRI-n se të 13 aktet nënligjore janë finalizuar dhe miratuar.

Por, Komisioni Evropian thekson se edhe duke pranuar progresin e mirë që është bërë nga autoritetet shqiptare n këtë drejtim, ECRI nuk mund të konsiderojë se ky rekomandim është zbatuar plotësisht.

“ECRI beson se autoritetet do t’i plotësojnë dhe miratojnë këto akte nënligjore të mbetura sa më shpejt të jetë e mundur”

Duhet të theksohet se këto përfundime kanë të bëjnë vetëm me rekomandimet specifike të përkohshme vijuese dhe nuk synojnë të ofrojnë një analizë gjithëpërfshirëse të të gjitha zhvillimeve në luftën kundër racizmit dhe intolerancës në shtetin përkatës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore