Presidenti zgjedhur, Joe Biden, ka njoftuar që do të lejojë shpërndarjen e të gjitha dozave të vaksinave Pfizer dhe Moderna.
“Shpërndarja e vaksinave që kemi në dispozicion, do të realizohet menjëherë sapo të marrë detyrën”, u shpreh ai.
Kjo i jep fund deklaratës së presidentit në largim, Donald Trump, i cili tha se duhen “ruajtur miliona doza vaksine me qëllim që të gjithë shtetasit amerikanë të jenë të siguruar për dozën e dytë”.
Biden, është shprehur se është i bindur se “amerikanët do të marrin dozat e dyta, pavarësisht ndryshimit të bërë”.
Planifikohet përdorimi i aktit të prodhimit mbrojtjes, për të detyruar prodhuesit të shpejtojnë në përpjekjet e tyre prodhuese.
Qeveria Federale e SHBA-së ka ruajtur disa doza vaksine për t’i përdorur si doza të dyta, pasi vaksinat në fjalë janë më efektive nëse merren dy doza 21 ose 28 ditë larg njëra-tjetrës.
Vaksinat nga Pfizer dhe Moderna janë të dyja reth 95% efektive pasi merren dy doza të plota.
Sipas zyrtarëve të lartë të qeverisë Federale, hodhën poshtë idetë për shtrirjen e furnizimit duke siguruar vetëm një dozë.
Amerikanët filluan marrjen e vaksinës Pfizer para një muaji.
Vendimi mund të ndihmojë në rritjen e numrit të njerëzve që marrin vaksinën./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit