Bordi Mbikëqyrës i medias sociale Facebook, ka shtyrë vendimin për kthimin e mundshëm të ish presidentit amerikan, Donald Trump, në Facebook dhe Instagram.
Agjencia e lajmeve, BBC, zbulon se vonesa e bordit erdhi për shkak të kohës që ishte dashur për të shqyrtuar mbi 9 mijë përgjigje të publikut ndaj çështjes.
Meqenëse vendimi pritej të merrej më datë 21 të muajit prill, bordi ka shkruar në platformën Twitter se do të marrë një vendim në “javët e ardhshme”.
(1/2): The Board will announce its decision on the case concerning former US President Trump's indefinite suspension from Facebook and Instagram in the coming weeks. We extended the public comments deadline for this case, receiving 9,000+ responses.
— Oversight Board (@OversightBoard) April 16, 2021
Ky përbën edhe vendimin më të madh që do i duhet bordit të ndërmarrë që prej vitit të kaluar kur ka nisur marrjen e çështjeve.
Lidhur me të, bordi u krijua për të vendosur mbi vendimet e vështira dhe të diskutueshme të moderimit të bëra nga Facebook-u.
Ndryshe i quajtur si “Gjykata e Lartë e Facebook-ut”, bordi përbëhet nga 20 anëtarë (gazetarë, aktivistë, avokatë dhe akademikë) dhe është krijuar nga shefi i platformës, Mark Zuckerberg.
BBC tregon se Bordi i Mbikëqyrjes vepron si një entitet i pavarur edhe pse kostot e tij mbulohen nga vetë kompania teknologjia.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kush është Ilya Sutskever, shkencëtari i shkëlqyer që u largua nga OpenAI
-
Si e ktheu inteligjenca artificiale një YouTuber-e ukrainase në ruse?
-
Mustafa Suleyman: AI do të na bëjë të pasur, por nëse i bëjmë gjërat siç duhet
-
OpenAI konsideron të lejojë përdoruesit të krijojnë pornografi të krijuar nga AI
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit