Policia e Kosovës, ka ndaluar një rast të kontrabandës në zonën kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një komunikate dërguar mediave.
“Njësia e Task Forcës Lindje (e përberë nga Policia dhe Dogana e Kosovës), vazhdojnë aktivitetet për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe realizim të detyrave në teren në zonën kufitare në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në komunikatë.
Nga policia janë treguar edhe ato që ishin ndaluar në këtë rast të kontrabandës.
“Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar 50 shtega (500 pako) cigare të gatshme për treg të llojit FAST dhe rreth 300 kg duhan të grirë refuz, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore ne fshatin Lubishtë të Vitisë”.
“Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar edhe 200 kg duhan me paketim Marlboro i përpunuar. Gjithsej janë sekuestruar 500 kg duhan me vlerë mbi 6.000 € ndërsa shmangiet doganore janë mbi 20.000€”.
Nga policia është theksuar se lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit ku me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.
Ndërkaq, për mallin e kontrabanduar dhe automjetin e sekuestruar është thënë se do të dërgohet në terminalin doganor – Dheu i Bardhë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Osmani takohet me Hillary Clinton-in: SHBA-ja vazhdon ta ndihmojë Kosovën
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE