Hamasi ka akuzuar Autoritetin Kombëtar Palestinez se ka dërguar agjentë sigurie në Rripin verior të Gazës për të mbrojtur fshehurazi kamionët e ndihmave humanitare.
Kështu ka bërë me dije agjencia britanike e lajmeve Reuters, duke shtuar se një zyrtar i PA-së i ka mohuar këto akuza.
Ministria e Brendshme e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, i ka thënë transmetuesit se misioni mbikëqyrej nga Majed Faraj, shefi i inteligjencës së PA-së dhe se gjashtë persona të shoqëruar me kamionë humanitarë që kalonin kalimin Rafah me Egjiptin u arrestuan.
“Forcat e dyshuara të sigurisë që hynë me kamionë të Gjysmëhënës së Kuqe egjiptiane i koordinuan operacionet e tyre tërësisht me forcat okupuese” të Izraelit, ka thënë një zyrtar i Hamasit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Leonarda Cianciulli, sapunbërësja e Corregios: Kam prerë tre gra në copa, ishin sakrifica njerëzore për të më mbrojtur nga një mallkim
-
Një goditje dërrmuese për Izraelin dhe një bast masiv nga ICC-ja
-
Diplomati i lartë izraelit i kërkon AIPAC që të marrë ‘hapa dramatikë’ kundër ICC-së
-
Gjermania thotë se respekton ICC-në, por se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten