Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në kuadër të Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR) do të kalojnë nëpër Bullgari si pjesë e rotacionit rutinë. Kjo lëvizje e forcave turke planifikohet për 27-28 shkurt dhe synon të lehtësojë rotacionin brenda zonës së misionit dhe do të shoqërohet nga ekipet e Policisë Ushtarake për të garantuar sigurinë dhe rendin gjatë lëvizjes.
Tranziti i TSK-së përmes Bullgarisë nxjerr në pah bashkëpunimin strategjik midis vendeve anëtare të NATO-s, duke garantuar stabilitetin dhe sigurinë e rajonit të Evropës Juglindore, njoftoi të mërkurën Ministria e Mbrojtjes së Bullgarisë, ndërsa mediat bullgare raportuan se kjo lëvizje është pjesë e një strategjie më të gjerë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.
Ministria e Mbrojtjes njofton në mënyrë periodike për lëvizje të personelit apo pajisjeve ushtarake nëpër territorin bullgar. Pak ditë më parë, autoritetet njoftuan gjithashtu nëpërmjet një komunikate për media se në vend do të lëvizë edhe personeli ushtarak dhe pajisjet ushtarake nga Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
E pas ngjarjeve të fundit në Kosovë, posaçërisht pas përshkallëzimit të tensioneve në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, aleatët e NATO-s, duke përfshirë Turqinë, shtuan prezencën në kuadër të KFOR-it. Rreth 1 mijë ushtarë në kuadër të KFOR-it zbarkuan në Kosovë gjatë vitit të kaluar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit