Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar Suedinë, pasi asaj iu hap rruga për anëtarësim në NATO, meqë Hungaria miratoi të hënën kandidaturën e saj për anëtarësim në NATO.
“Urime, kryeministër Kristersson. Është një moment historik për sigurinë, parandalimin dhe mbrojtjen evropiane. Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët në përpjekjet tona për t’iu bashkuar Aleancës transatlantike, duke kontribuuar për një Evropë më të sigurt”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.
Ndryshe, hezitimi i Hungarisë për ratifikuar pranimin e Suedisë kishte të bënte kryesisht me kritikat suedeze për demokracinë në Hungarinë e udhëhequr nga nacionalisti Viktor Orban.
Suedia po ashtu ndryshoi ligje dhe zbuti rregullat për shitjen e armëve në mënyrë që të plotësonte kërkesat e Turqisë.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka lidhur ratifikimin edhe me miratimin e shitjes së avionëve amerikanë F-16 për Turqinë dhe tani Ankaraja pret që të punojë me Shtetet e Bashkuara që të ketë një mbështetje në Kongres për shitjen e këtyre fluturakeve luftarake.
Anëtarësimi i Suedisë, vend që nuk ka qenë në luftë prej vitit 1814, dhe Finlandës, përbën zgjerimin më të madh të aleancës, prej viteve ’90.
Ndonëse Suedia ka bashkëpunuar me vendet e NATO-s, dhe ka kontribuuar në disa operacione, sikurse ato në Afganistan, anëtarësimi i saj pritet të thjeshtësojë planet për mbrojtje dhe bashkëpunimin në flotën veriore të NATO-s.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit