Gjatë një interviste, ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, ka zbuluar se një muaj më parë disa avionë ushtarakë francezë mbi Detin e Zi rrezikuan të rrëzoheshin nga Rusia.
“Sjellja e Rusisë në vitin 2024 nuk është e njëjtë si në vitin 2022 dhe padyshim para agresionit në Ukrainë”, ka thënë Lecornu.
Kjo vlen “për të gjithë aleatët tanë evropianë”.
Sipas ministrit francez, Rusia – në vështirësi në fushën e betejës në Ukrainë – “ka ndërveprime shumë më agresive me forcat tona të armatosura….me fjalë të tjera, rusët po përpiqen të marrin kontrollin”.
“Një muaj më parë, një sistem kontrolli rus kërcënoi se do të rrëzonte aeroplanët francezë në Detin e Zi, ndërsa ne ishim në një zonë të lejueshme ndërkombëtarisht, ku po kryenim operacione patrullimi”, ka zbuluar Lecornu.
Ai po ashtu ka thënë se disa muaj më parë, një luftanije ruse iu afrua gjirit të Seine, në kufirin e ujërave të autorizuar territorialisht, “sikur të donte të frikësonte Francën”.
Ministri duket se i referohet nëndetëses ruse Krasnodar të kapur shumë pranë bregut perëndimor të Francës tetorin e kaluar, pasi u pikas në Mesdhe.
“Edhe një herë, ne kemi rikthimin e një pozicionimi veçanërisht agresiv rus. Kësaj i shtohen sulmet kibernetike, lajmet e rreme dhe shantazhet e energjisë. Rusia po luan brenda kufijve të lejuar për sa i përket agresionit”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
E djathta ekstreme e Evropës në kaos, kandidati gjerman i AfD-së jep dorëheqjen
-
Sunak do të thërrasë zgjedhje të jashtëzakonshme në korrik, në një lëvizje surprizë
-
18 vite burg për ish-policin që vrau 7-vjeçaren me skaf në Himarë
-
“Petrit Ajeti më erdhi në shtëpi”, si u përfshi shefi i AKI-së në emërimin e kryetarit të Gjykatës së Gjilanit, Venhar Salihu
Lajmet kryesore
-
Zelensky telefonon Ramën, e informon për situatën në Kharkiv dhe diskuton planin bashkëpunues për mbrojtjen
-
Cameron anuloi takimin me Begajn, zbulohet arsyeja e vërtetë
-
Sunak do të thërrasë zgjedhje të jashtëzakonshme në korrik, në një lëvizje surprizë
-
“Në politikë s’ka armiq dhe miq të përhershëm, ka interesa”, Haliti s’e përjashton koalicionin me LVV-në