Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, ju është bashkuar thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar që çështja e rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës nëpërmjet së cilës është ndaluar përdorimi i dinarit serb në territorin kosovar, të zgjidhet përmes procesit të dialogut i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
UNMIK ka bërë thirrje gjithashtu që autoritetet kosovare të ofrojnë një kohë më të gjatë adaptimi për serbët e Kosovës lidhur me çështjen e dinarit.
Sipas një komunikate për media e leshtuar nga UNMIK, ndër të tjera theksohet se shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh po ndjek me shqetësim serioz zhvillimet e fundit, që sipas saj, “ndikojnë në të drejtat ekonomike dhe sociale të serbëve të Kosovë dhe komuniteteve të tjera joshumicë.
“Ziadeh bën thirrje që çështjet e pazgjidhura të diskutohen brenda kornizës së Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, duke përfshirë kohën e duhur për të lejuar komunikim efektiv dhe kontakt adekuat me komunitetet e prekura paraprakisht”, thuhet në komunikatë.
Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) akuzuan Qeverinë e Kosovës se nëpërmjet “lëvizjeve të njëanshme” është duke nxitur “tensione të panevojshme” në pjesën veriore të vendit të banuar me serbë etnikë, ndërsa kërkoi shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së nën arsyetimin se mund të ketë ndikim negativ te komuniteti serb në Kosovë.
Megjithë thirrjet e SHBA-së dhe BE-së ndaj Qeverisë së Kosovës që të ndryshojë kursin, kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, nuk u lëkund nga pozicioni për ndalimin e qarkullimit dhe përdorimit të dinarit serb nën argumentin e shtrirjes së “ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë” në çdo cep të territorit, përfshirë veriun e trazuar të Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Digjitalizimi i FSHF/ Duka takim pune me ekspertë nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite
-
Hovenier viziton në Leposaviq ushtarët amerikanë të KFOR-it
-
Varshava do të shpenzojë 2.3 miliardë për të forcuar kufirin e saj me Ukrainën
-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Varshava do të shpenzojë 2.3 miliardë për të forcuar kufirin e saj me Ukrainën
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE