Prej kur Kurti është në Qeveri, qytetarët po marrin më shumë borxh nga bankat, thotë zyrtari i PDK-së
Rritjen e përqindjes së përdorimit të mbitërheqjes e njohur ndryshe si “overdraftit” nga bizneset dhe qytetarët në Kosovë, zyrtari i Partisë Demokratiket të Kosovës, Arben Mustafa, e ka ndërlidhur me paaftësinë e Qeverisë së Kosovës.
Mustafa përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka vlerësuar se mbitërheqja prej mbi 1 miliardë eurosh nga ana e qytetarëve dhe bizneseve nga llogaritë e tyre bankare, prej kur Qeverinë e udhëheqë kryeministri Albin Kurti, është dëshmi e “frikshme e përkeqësimit të gjendjes ekonomike në vend”.
“Për t’u përballur me shpenzimet e rritura të jetesës, në kushtet kur të hyrat nuk janë rritur, qytetarët po mbështeten në shfrytëzimin e këtij produkti kreditor bankar që vjen me një normë interesi prej mbi 20 për qind”, ka potencuar ai.
Qeveria aktuale, sipas Mustafës, duket se ka harruar që rritja e çmimeve nga viti i kaluar ka vazhduar në vitin 2023 dhe po vazhdon në 2024, prandaj pasojat e inflacionit nuk i takojnë së kaluarës, por vazhdojnë të jenë prezente edhe sot.
“Gjendja e qyterëve të Kosovës sipas të dhënave faktike është rënduar shumë, ndërsa sipas propagandës së qeverisë dhe eksponentëve të VV-së jemi bërë vend për “lakmi”. Kjo qeveri po prodhon propagandë dhe vetëm propagandë – asnjë zgjidhje për problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Kosova dhe ShBA-ja nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
-
Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit në Shqipëri
-
Parashikimi i motit, 19 maj 2024
Lajmet kryesore
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit në Shqipëri
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit