Serbia ia ka ndaluar Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vizitën e paraparë për në Luginë të Preshevës, pas ftesës së Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH).
Lajmi për Albanian Post e ka konfirmuar Kryetari i Këshillit Kombëtar në Serbi, Nevzad Lutfiu.
Arsyet e kësaj ndalese – deri më tani – nuk dihen.
Ministri i Punëve të Brendshme kishte në agjendë të vizitonte komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, por edhe takime me përfaqësues të KKSH-së dhe zyrtarë të pushtetit lokal.
Kjo nuk është hera e parë që Serbia ia ndalon vizitat në Luginë të Preshevës ministrave të Qeverisë së Kosovës.
Vizita u ishte ndaluar edhe Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, Ministrit të Financave, Hekuram Murati, Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ati të Kulturës, Hajrullah Çekut.
Nga ana tjetër, Serbia i diskriminon sistematikisht shqiptarët që jetojnë atje, madje nuk ua lejon as përdorimin e flamurit kombëtar. Një nga çështjet që së fundmi është ngritur edhe në Senatin Amerikan është edhe pasivizimi i adresave, posaçërisht në Medvegjë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
A mundet Netanyahu të pengojë zgjedhjet e parakohshme dhe një strategji për Gazën?
-
Kërkimet vazhdojnë pasi helikopteri i presidentit iranian Raisi pësoi ‘ulje të vështirë’
-
Lushnjë: Babai plagos me armë gjahu vajzën dhe më pas vret veten
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
Lajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
A mundet Netanyahu të pengojë zgjedhjet e parakohshme dhe një strategji për Gazën?
-
De Rui: Drafti i Lajçakut të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese