Sipas Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka “tendenca të vazhdueshme” për të penguar jetësimin e reformave në drejtësi.
Këtë tendencë, ndonëse është e drejtë e pamohueshme, Haxhiu e ka parë tek opozita e cila po i dërgon projektligjet e hartuara nga ekzekutivi në Gjykatën Kushtetuese, e që pjesën më të madhe të tyre i ka fituar si raste në Kushtetuese, siç është Ligji për Zyrtarët Publikë, ai për Çmimet Tavan etj.
“Është hera e parë që qeveria po bashkëpunon me Komisionin e Venecias për reformat në drejtësi. Dhe kur kemi opinion pozitiv nga Komisioni i Venecias atëherë cili është kuptimi… unë e di që ata kanë të drejtë që t’i dërgojnë dhe të kontestojnë çështje në Gjykatën Kushtetuese, askush s’po e mohon, por për sa kohë që kemi opinion pozitiv për një reformë, siç ka qenë Ligji për Këshillin Prokurorial, siç është Vettingu, siç është Byro për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, atëherë cila është kuptimi që të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese”, tha Haxhiu në Këshillin për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut.
E, përgjigja, sipas Haxhiut është që ka “tendenca të vazhdueshme” për të penguar jetësimin e reformave në drejtësi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
A mundet Netanyahu të pengojë zgjedhjet e parakohshme dhe një strategji për Gazën?
-
Kërkimet vazhdojnë pasi helikopteri i presidentit iranian Raisi pësoi ‘ulje të vështirë’
-
Lushnjë: Babai plagos me armë gjahu vajzën dhe më pas vret veten
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
Lajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
A mundet Netanyahu të pengojë zgjedhjet e parakohshme dhe një strategji për Gazën?
-
De Rui: Drafti i Lajçakut të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese