Një shpërthim është dëgjuar të mërkurën rreth orës 23:30 në Mitrovicë të Veriut, derisa dyshohet se është hedhur një garantë dore afër qendrës së kontrollit teknik të veturave.
Lajmin e ka konfirmuar për mediumin serb Kossev, zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.
“Me shumë mundësi bëhet fjalë për një granatë dore. Nuk ka dëme të mëdha materiale, përveç një dëmtimi të vogël në murin e një objekti”, tha Elshani.
Ndryshe që nga 1 nëntori, rreth 2 mijë vetura me targa ilegale në Veri të Kosovës janë konvertuar në RKS.
Ministria e Punëve të Brendshme ditë më parë ka njoftuar se të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më datë 1 dhjetor 2023.
Kjo përfshinë taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjet.
Marrëveshja e Brukselit për lirinë e lëvizjes e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është arritur në vitin 2011 dhe ajo parashihte që në Kosovë të përdoren vetëm targat me shenjat RKS (Republika e Kosovës) ose KS (Kosovë, neutrale ndaj statusit).
Në marrëveshje thuhej se “si masë e përkohshme autoritetet e në Kosovë do të zgjasin vlefshmërinë e targave KS për një periudhë fillestare prej pesë vjetësh”.
Kosova dhe Serbia, në vitin 2016 sërish janë marrë vesh për vlefshmërinë e targave KS edhe për pesë vjet, që do të thotë se “afati i përdorimit” të tyre ka skaduar në vitin 2021.
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, në vitin 2020 ka anuluar Udhëzimin administrativ për regjistrimin e automjeteve me targa KS, në mënyrë që ato të mos lëshohen më nga shtatori i vitit 2021.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për targat, ashtu sikurse edhe për dokumentet personale, ka shkaktuar revoltën e serbëve në Veri të Kosovës, në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit të vitit 2022.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Varshava do të shpenzojë 2.3 miliardë për të forcuar kufirin e saj me Ukrainën
-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Osmani takohet me Hillary Clinton-in: SHBA-ja vazhdon ta ndihmojë Kosovën
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Varshava do të shpenzojë 2.3 miliardë për të forcuar kufirin e saj me Ukrainën
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE