Në Indi, Gjykata e Lartë ka refuzuar të legalizojë martesat e të njëjtit seks, duke shkatërruar shpresat e miliona njerëzve LGBTQ+.
Megjithatë, gjykata ka pranuar ofertën e qeverisë për të ngritur një panel për të shqyrtuar dhënien e më shumë të drejtave dhe përfitimeve ligjore për çiftet LGBTQ+.
Aktivistët kanë thënë se janë të zhgënjyer nga gjykimi dhe se do të vazhdojnë fushatën e tyre.
Trupi gjykues prej pesë gjyqtarësh ka mbajtur seanca të gjera dëgjimore në prill dhe maj dhe diskutimet u transmetuan drejtpërdrejt në interes të publikut.
Kërkuesit kishin argumentuar se mungesa e mundësisë për t’u martuar shkelte të drejtat e tyre kushtetuese dhe i bënte ata “qytetarë të dorës së dytë”.
Por qeveria dhe udhëheqësit fetarë i kishin kundërshtuar me forcë peticionet.
Qeveria kishte këmbëngulur që vetëm parlamenti mund të diskutonte çështjen socio-ligjore të martesës dhe se lejimi i martesës së të njëjtit seks do të çonte në kaos në shoqëri.
Gjyqtarët ranë dakord me qeverinë, duke thënë se vetëm parlamenti mund të bënte ligje dhe gjyqtarët vetëm mund t’i interpretonin ato.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shkarkohet kryesindikalisti i Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri
-
Dy të vdekur dhe pesë të zhdukur pas përplasjes me varkë pranë Budapestit
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia
Lajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë
-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në terapi intensive
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia