Ministri i Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant ka vendosur të shtrijë një situatë emergjente në të gjithë shtetin e Izraelit, thotë zyra e tij.
Më herët, Gallant deklaroi “situatën e veçantë” brenda një rrezeje prej 80 kilometrash nga Rripi i Gazës.
“Situata e veçantë” i lejon komandës së frontit të brendshëm të ushtrisë të kufizojë grumbullimet dhe të mbyllë zonat.
Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir shpalli më herët gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare të shtunën pasi Hamasi dhe Xhihadi Islamik vranë të paktën 250 izraelitë, plagosën më shumë se 1 mijë e 400 njerëz dhe mbajtën peng dhjetëra civilë.
Ky sulm i paprecedentë përfshinte depërtimin nga Gaza në Izrael dhe lëshimin e një breshërie masive me raketa që synonte qytete në rajonet jugore dhe qendrore të vendit.
Gjendja e jashtëzakonshme kombëtare do të hyjë në fuqi në mbrëmje dhe do të zbatohet në të gjithë vendin, raporton “Haaretz”.
Nga ana tjetër, Ben-Gvir urdhëroi që të rekrutoheshin të gjithë oficerët vullnetarë të policisë dhe të armatoseshin plotësisht të gjitha forcat e sigurisë.
Dhjetëra mijëra personel rezervë të ushtrisë izraelite janë vendosur gjithashtu të mobilizohen dhe një numër i trupave rezervë që marrin pjesë në lëvizjen e protestës kundër rishikimit gjyqësor të qeverisë Netanyahu po kthehen në detyrë rezervë pas incidentit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit