“Ne e shohim Kosovën dhe prandaj duhet të jemi të vendosur dhe të fillojmë negociatat me Bosnje e Hercegovinën [për anëtarësim në Bashkimin Evropian]”, ka thënë Përfaqësuesi i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare në BeH, Christian Schmidt, duke iu referuar sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit.
“Unë e shoh domosdoshmërinë politike për të përshpejtuar integrimin e BeH në BE dhe momenti nuk duhet humbur. Po flasim për një kohë kur nuk e dimë nëse do të ketë një efekt politik të luftës në Ukrainë dhe agresionit rus në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Schmidt, transmeton “SarajevoTimes”.
Kërkesa e Përfaqësuesit të Lartë në BeH, që të përshpejtohet anëtarësimi i këtij shteti në BE, vjen në një kohë kur Presidenti ultra-nacionalist i Republikës Srpska – entiteti serb në BeH – Millorad Dodik, po kërcënon për shkëputje të këtij etniteti nga BeH.
Një veprim i tillë është në kundërshtim me marrëveshjen e Dejtonit (marrëveshja që i dha fund luftës në BeH, më 1995), teksa vendet perëndimore e kanë kundërshtuar ashpër.
Dodik është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, derisa shumë zyrtarë evropianë kanë kërkuar që një gjë të tillë ta bëjë edhe BE.
Republika Srpska, ashtu si Serbia, nuk u distancuan nga sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator, përkundrazi shpallën ditë zie kombëtare në nderim të terroristëve të vrarë.
Dodik është një aleat i ngushtë i Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin. Bosnje e Hercegovina, së bashku me Serbinë janë vendet e pakta në kontinentin e vjetër që nuk i kanë vënë sanksione Moskës, pas agresionit të saj në Ukrainë.
Për dallim nga Serbia, BeH nuk është në një linjë me perëndimin në këtë çështje për faktin se e ka bllokuar Republika Srpska, duke përdorur veton e tyre që e kanë në presidencën trilaterale (boshnjake, kroate dhe serbe) të BeH-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Leonarda Cianciulli, sapunbërësja e Corregios: Kam prerë tre gra në copa, ishin sakrifica njerëzore për të më mbrojtur nga një mallkim
-
Një goditje dërrmuese për Izraelin dhe një bast masiv nga ICC-ja
-
Diplomati i lartë izraelit i kërkon AIPAC që të marrë ‘hapa dramatikë’ kundër ICC-së
-
Gjermania thotë se respekton ICC-në, por se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten