Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), deklaroi në daljen e rradhës, se Kina ende nuk i ka dhënë ekipit ndërkombëtar të ekspertëve autorizimet e nevojshme për mundësimin e kërkimeve rreth origjinës së coronavirusit.
“Sot, ne mësuam se zyrtarët kinezë nuk kanë nxjerrë ende lejet e nevojshme për mbërritjen e ekipit në Kinë. Unë kam qenë në kontakt me zyrtarë të lartë kinezë dhe e kam bërë edhe një herë të qartë se misioni është një përparësi për OBSH-në dhe ekipin ndërkombëtar”, u shpreh Tedros.
“Ne kemi besim dhe shpresojmë se kjo është vetëm një çështje logjistike dhe burokratike që mund të zgjidhet shumë shpejt”, është shprehur gjithashtu shefi i emergjencave, Michael J. Ryan në OBSH, gjatë fjalimit të tij në konferencë.
Po ashtu kreu i OBSH, njoftoi se sipas burimeve të shtetit të Kinës, proceset janë duke u përshpejtuar.
Sipas marrëveshjeve të zhvilluara bashkërisht midis OBSH-së dhe qeverisë kineze një ekip shkencëtarësh do të ngrihej për të zhvilluar kërkime në qytetin e Wuhan-it, rreth origjinës së coronavirusit, Wuhan ka raportuar i pari shpërthimin e coronavirusit në dhjetor të 2020.
Ndërkohë dy anëtarë të ekipit kishin nisur fluturimin, por zyrtarët kinezë njoftuan se nuk kanë përfunduar ende lejet e nevojshme për të mundësuar kërkimin.
Dyshime të shumta janë ngritur rreth veprimeve të Pekinit gjatë shpërthimit të coronavirusit prej disa analistëve dhe personaliteteve, përfshirë Presidentin Amerikan Donald Trump.
Megjithatë Kina ështe përgjigjur se akuzat nuk janë të vërteta./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Izraeli po e torturon Marwan Barghoutin, Mandela palestinez tashmë nuk njihet
-
Klubi i super miliarderëve po zgjerohet: 15 kanë mbi 100 miliardë dollarë pasuri
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Afrika e Jugut i bën thirrje GJND-së të urdhërojë Izraelin t’i japë fund ofensivës së Rafahut
Lajmet kryesore
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
Izraeli po e torturon Marwan Barghoutin, Mandela palestinez tashmë nuk njihet
-
Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet e vitit të kaluar në Kosovë cenuan sigurinë e rajonit