Të premten në komunën e Leposaviqit është sulmuar fizikisht kameramani i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Bardh Bekteshi, i cili ka pësuar lëndime të rënda edhe në kokë edhe në trup, por përveç kësaj atij i është thyer edhe kamera.
Për këtë ka reaguar ashpër edhe Asociacioni i Gazetarëve i Kosovës.
“Ekipet mediale nga Prishtina kanë qenë sot cak i një sulmi brutal derisa po kryenin punën e tyre në Leposaviq. Kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, është sulmuar fizikisht siç shihet në videon shqetësuese të dërguar në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, nga ekipet në terren”.
“Përveç sulmit fizik, Bekteshit i është thyer edhe kamera e xhirimit”, thuhet në komunikatën e AGK-së.
Ndërsa, në një deklaratë për AGK-në, gazetarja Venera Xhoxhaj, ka treguar se protestuesit i kanë gjuajtur me gurë ekipet e mediave, Tëvë1, RTV Dukagjini, RTK, Klan Kosova dhe KTV.
“Na kanë gjuajtur me gurë, disa kolegë derisa kanë qenë duke u larguar, janë rrëzuar, dhe kameramanit tonë, Bardh Bekteshi, e kanë shtyrë duke e rrëzuar pastaj edhe sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe trup”.
Nga AGK-ja i është bërë thirrje urgjente Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në këtë komunë, që t’u ofrojnë siguri gazetarëve dhe kameramanëve të cilët janë duke qëndruar në atë komunë.
Teksa e kanë dënuar ashpër këtë sulm duke thënë se për të gjitha këto sulme që kanë ndodhur në veri të vendit, do të informohen organizatat ndërkombëtare që merren me sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e medias.
Për dallim nga situata e dhjetorit kur ishin vendosur barrikada në Veri për 17 ditë e ku u sulmuan 13 punëtorë të medias, gjendja e ditëve të fundit tregon edhe për një realitet akoma më të ashpër për raportimin e gazetarëve nga Veriu.
Për vetëm katër ditë në këtë pjesë u shënuan 20 sulme ndaj mediave sërish nga persona të maskuar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nagavci hap tender për ekspert që monitoron kritikat e mediave
-
Ministri i Jashtëm lituanez: Rusia nuk duhet të prekë kufijtë në Baltik, BE dhe NATO duhet të reagojnë
-
Pas ShBA-ve, Republikës Srpska i reagon edhe BE: S‘tolerojmë sjellje që rrezikojnë sovranitetin e BeH-së
-
Tahiri: 30 maji dita e fundit për mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit
Lajmet kryesore
-
Shqipëria ‘ndez motorët’ për sezonin turistik
-
Zhvatën mijëra qytetarë përmes mashtrimit me mikrokreditë, lihet në fuqi masa për 9 të arrestuarit
-
Putini dëshiron armëpushim me Ukrainën përgjatë vijave aktuale të frontit, thonë burime për ‘Reuters’
-
Tahiri: 30 maji dita e fundit për mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit