Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, dhe udhëheqësit rajonalë do të zhvillojnë sot një takim, për të diskutuar strategjinë e tyre kundër përhapjes së Covid-19.
Gjermania është gati të zgjasë, si dhe të forcojë kufizimet kundër luftës me coronavirusi-n. Vendi ka hyrë në një betejë të re, në një valë të tretë të pandemisë, e cila ka ardhur nga variantet e reja të Covid-19.
Takimi i 22 marsit planifikohej të mbahej si qëllim për heqjen e kufizimeve, por në vend ndihet rritja e rasteve të të infektuarve, pas variantit britanik të virusit.
Shkalla e rasteve të reja me Covid-19 kaloi kufirin e 100 rasteve për 100 mijë njerëz. Rritja, thonë ekspertët, ka ardhur pasi varianti i ri përhapet dhe transmetohet më lehtë.
Gjermania shpresonte të frenonte një rritje të infeksionit, duke forcuar fushatën e saj të vaksinimit. Por ajo, deri më tani, ka vaksinuar më pak se 10% të popullsisë së saj.
E cilësuar si ekonomia më e madhe e bllokut, është pas vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.
Disa shtete gjermane kanë bërë thirrje që kufizimet të qëndrojnë në vend deri në prill, sipas një projekt-plani. Zyrtarët e lartë janë të vendosur të diskutojnë për të mbyllur vendin.
Një hap përpara, dy hapa pas?
Ekonomia më e madhe e Evropës kishte filluar zbutjen e kufizimeve para valës së fundit të infeksioneve.
Autoritetet rihapën shkollat në fund të shkurtit dhe disa dyqane u lejuan të rinisnin biznesin në fillim të këtij muaji.
Masat e vendosura do vazhdojnë të jenë në fuqi deri në fund të marsit.
Të dielën u regjistruan 13 mijë e 733 raste të reja infeksioni. Zonat e goditura më keq mund të duhet, që së shpejti të vendosin përsëri kufizimet, për të frenuar përhapjen.
Shefi i stafit të kancelares Merkel, Helge Braun, duket se minimizon shqetësimet për një zgjatje të mëtejshme.
Në median sociale Twitter, ai shkruante të dielën se drafti i dokumentit nuk kishte ardhur nga zyra e kancelares.
Merkel, në një konferencë shtypi të premten, tha se Gjermania nuk duhet të hezitojë të shkojë përsëri në bllokim nëse do të jetë e nevojshme.
“Unë kisha shpresuar se do të arrinim pa përdorur këtë frenim emergjence, por kjo nuk do të jetë e mundur nëse shikoj zhvillimin e ditëve të kaluara”, tha ajo.
Plani i zgjatjes u hartua nga shtetet e drejtuara nga Social Demokratët e qendrës së majtë, partnerët e vegjël në koalicionin qeverisës të Merkelit.
Disa qytete shtrëngojnë masat
Disa vende në Gjermani tashmë e kanë përmbysur vendimin e tyre për lehtësimin e masave. Ato do të vazhdojnë të jenë të mbyllura, pasi niveli i të infektuarve lokalë tejkaloi shifrën 100 raste për disa ditë.
Qyteti i dytë më i madh i Gjermanisë, Hamburg, të premten regjistroi nivelet që arritën kulmin mbi 100 raste për katër ditë rresht. Ai u izolua plotësisht më 19 mars.
Gjithashtu edhe Këlni, shteti më i populluar gjerman, Rhine-Westphalia e Veriut, vendosi kufizime, duke qenë se normat e tij po tejkalonin pak më shumë se 100 raste në ditë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Perez: Orbani do të sakrifojë Kosovën për të mbajtur afër Serbinë
-
Helikopteri i presidentit iranian pëson ‘ulje të vështirë’
-
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
-
Boja që fshihet, sondazhet e rreme dhe mashtrimet: Frika e BE-së ndërsa propaganda ruse synon zgjedhjet evropiane
Lajmet kryesore
-
Boja që fshihet, sondazhet e rreme dhe mashtrimet: Frika e BE-së ndërsa propaganda ruse synon zgjedhjet evropiane
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
-
De Rui: Drafti i Lajçakut të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese