Vaksinimi i mjekëve kosovarë në Kukës nis në ora 12:00. Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post, kryetari i Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla.
“Po sot do të bëhet vaksinimi, tashmë një grup i mantelbardhëve është nisur për në Kukës”, tha Syla.
Rreth 250 mjekë nga Kosova, të cilët punojnë me pacientë të infektuar me COVID-19, gjatë ditës do të vaksinohen me dozën e parë të vaksinës “AstraZeneca” në Kukës.
Vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë të Kosovës ishte premtim i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas mbërritjes së mbi 38 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca në aeroportin e Rinasit javën e kaluar.
Përkundër që Kosova është një ndër vendet në Ballkanin Perëndimor e cila ende nuk ka arritur të sigurojë asnjë dozë të vaksinave, në Ministrinë e Shëndetësisë janë të bindur se ato do të arrijnë brenda këtij muaji.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, është shprehur i bindur se vaksinat anti-COVID’19 gjatë këtij muaji do arrijnë në Kosovë.
“Tashmë jemi në pritje të ardhjes së vaksinave. Gjatë muajit mars vaksina anti-COVID do të jetë në Kosovë. Përgatitjet janë më intensive në qendrat e mjekësisë familjare”, ka thënë Zemaj.
Sipas tij, procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.
Zemaj pati njoftuar se ka marrë konfirmim nga kompania amerikane, Pfizer për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit