Fjala modë në ditët e sotme zë një hapësirë të madhe, jo vetëm si term por edhe në jetën e njerëzve. Moda ndiqet kudo dhe nga çdokush, nga njerëzit më të thjeshtë, deri tek ata që janë më të pasur.
Pandemia ndikoi edhe në mënyrën si menduan dizajnerët. Për here të pare ata i dhanë përparësi veshjeve më praktike dhe realiste.
“Për herë të parë pas një kohe të gjatë, këto dukeshin si rroba që mund të visheshin”, shtoi Vogue në një postim.
Këtu janë trendet që do të jenë në krye të 2021 sipas revistës Vogue.
Supet e larta
“Supet e larta nga Balmain dhe Balenciaga do të prekin qiellin. Nuk është një stil i ri ama është diçka që do të jetë present në 2021.” tha Vogue.
Fijet
Fijet e vendosura në rroba do jenë në trend edhe për 2021 sipas , Claudia Winkleman.
Rrobat me fije të krijojnë komoditet, dhe lirshmëri.
Ngjyrat DIY
Trendi shumëngjyrësh ka qenë diçka që çdo njeri e bënte vetë në shtëpi por tani ka shkuar deri tek dizajnerët kryesorë, të çilët po ri-imagjinojnë pëlhurën e ngjyrosur në koleksionet e tyre të fundit.
“Është një nga ato herët kur njerëzit dhe stilistët pajtohen totalisht me njëri-tjetrin. Duke filluar nga bluzat, xhinset, fustanat e çdo gjë tjetër u duk sikur është diçka njësoj por çdo produkt kishte të veçantën e tij.” tha Vogue
Ngjyra pastel
Nëse preferoni nuanca pak më të buta, atëherë ngjyra pastel përzier me karamele është e duhura.
“Këto ngjyra janë opsioni perfekt për verën dhe ato i përshtaten një larmie të ngjyrave të lëkurës sipas Vogue.
Rrjeta
Stilistët e kanë prezantuar rrjetën si diçka elegante dhe të nevojshme për të plotësuar një pamje.
“Këto rrjeta nuk janë këtu për t’ju mbajtur të ngrohtë; ato nuk shërbejnë për asnjë qëllim tjetër përveç se ekzistojnë si zbukurim për syrin, si risi, si diçka që ndihet në mënyrë perfekte tani.” shkroi Vogue.
Vrimat ‘e shenjta’
Shtëpia e modës Prada ka nxjerr si trend për 2021, vrima në rroba.
Të tregosh një lëkurë, me çdo masë, ndjehet si një domosdoshmëri pasi ke veshur rroba shtëpie të mëdha për muaj me radhë,” theksoi Marie Çlaire.
Përputhshmëria me Covid-19
Shtëpia e modës, Kenzo shfaqi një numër të madh të veshjeve që mbuluan fytyrën dhe trupin.
“Kjo mund të ketë qenë ose jo e ndikuar nga Covid, dhe nuk jemi të sigurt se këto veshje do të siguronin realisht shumë mbrojtje kundër virusit, por sigurisht që ndihej në përputhje me temën e distancës sociale”-tha Vogue. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Jennifer Lopez hedh poshtë aludimet se ajo dhe Ben Affleck janë ndarë
-
Beyonce i dhuroi Kamala Harris-it bileta për koncertin e turneut “Renaissance” vitin e kaluar
-
Mbretëresha Camilla thotë se Mbreti Charles është “duke u përmirësuar” mes trajtimit të kancerit
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Tani Netanyahu është i rrethuar nga gjeneralët dhe vendi është me Ushtrinë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit