Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia, përmes pretendimeve të rrejshme, po mundohet të thotë se Kosova po organizon zgjedhje jo-demokratike në katër komunat në veri të Kosovës.
Vela, në një cicërimë në rrjetin social “Twitter”, ka thënë se në përgatitjet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i bërë për zgjedhjet e 23 prillit, është duke marr pjesë edhe Lista Serbe – forca më e madhe e serbëve të Kosovës.
Ai ka paraqitur, siç tha, disa fakte. Sipas tij, në kohën kur “Serbia po përdor dhunë, intimidim, korrupsion dhe tani po ndërhyn në zgjedhje në veri të Kosovës, ajo po pretendon rrejshëm se institucionet Kosovës po organizojnë zgjedhje ‘jodemokratike’”.
Vela kujtoi se institucionet e Kosovës kanë shtyrë zgjedhjet nga 22 dhjetori më 23 prill dhe se KQZ-ja e ka zgjatur afatin për regjistrimin e partive dhe kandidatëve nga 18 marsi deri më 22 mars.
“Kandidatët dhe partitë serbe janë regjistruar për zgjedhjet e 23 prillit. Lista Serbe është e përfaqësuar dhe merr pjesë në KQZ, ku bëhen të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e 23 prillit”, shkroi ai ndër të tjera.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë shpallur për 23 prill, pasi Lista Serbe në mënyrë të organizuar ka dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet e Kosovës.
Zgjedhjet në veri, për katër kryetarë komunash dhe dy asamble komunale, do të jetë vështirë të prodhojnë të zgjedhur me legjitimitet dhe të pranueshëm për serbët lokalë, nëse përqindja e qytetarëve në zgjedhje është e vogël.
Qeveria e Kosovës, përkundër telasheve, ka vendosur të vazhdojë me organizimin e zgjedhjeve, edhe pse Albanian Post ka kuptuar nga burimet që kryeministri Albin Kurti, ka qenë i interesuar që të shtyhen sërish, siç ndodhi në dhjetor.
Por, shtyrjen do të duhej ta bënte presidentja Vjosa Osmani, por ajo po refuzon kategorikisht, edhe për faktin që nuk lejon Kushtetuta e Kosovës një shtyrje të dytë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia kërkon nga vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale ndalimin e Enver Sekiraqës
-
Selimi vlerëson se pas dështimit në Këshill të Evropës, sanksionet ndaj Kosovës mund të pezullohen
-
Vodhën euro në bankat e vendeve të BE dhe tentuan t’i hidhnin në treg, arrestohen dy persona
-
Abuzim me tendera, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë
Lajmet kryesore
-
Ebrahim Raisi humb jetën pas rrëzimit të helikopterit, qeveria mbledhje urgjente
-
Abuzim me tendera, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë
-
SHBA dhe Izraeli të alarmuar nga stabiliteti i Iranit: “Të shmanget përshkallëzimi”
-
Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për marrëveshjen për burgjet me Danimarkën