Niger-i ka qenë sërish shënjestra e sulmeve të armatosura. Më 15 mars , një sulm i mundshëm xhihadist shkaktoi 58 të vdekur në jugperëndim të vendit, pranë Mali-t.
“Gjatë pasdites së 15 marsit, një grup i armatosur, ende i paidentifikuar mori peng katër automjete. Pasagjerët që ndodheshin në këto automjete po ktheheshin nga tregu i Bani-Bangou. Ata po udhëtonin drejt fshatrave Chinégodar dhe Darey-Daye”, thuhej në komunikatën e shtypit.
“Këta individë në mënyrë frikacake dhe mizore ekzekutuan udhëtarët. Dhe më pas i vunë flakën hambarëve. Bilanci i këtij barbar janë 58 të vrarë, një i plagosur, disa hambarë dhe dy automjete të djegur”.
Në Banibangou zhvillohet një prej tregjet më të mëdhenj e të përjavshëm në rajonin e Tillabéri-t, pranë kufirit me Mali-n.
Rajoni i Tillabéri-t i vendosur në zonën e njohur si “tre kufijtë”, i pozicionuar midis Niger-it, Burkina Faso-s dhe Mali-t ka qenë prej vitesh një skenë veprimesh të përgjakshme nga grupe xhihadiste. Këto grupe kanë pasur lidhje me Al-Qaeda-n në Magreb (AQMI) dhe me Shtetin Islamik (IS).
Qeveria shpalli ditë zie kombëtare tre ditë. Ajo rikonfirmoi “vendosmërinë e saj për të vazhduar vazhdimisht luftën kundër krimit”.
Rajoni i Tillabéri-t ka qenë shënjestra e sulmeve më të këqija të xhihadistëve në Niger. Më 2 janar, midis dy raundeve gjatë zgjedhjeve presidenciale, 100 njerëz. Kjo ka qenë një ndër masakrat më të mëdha të kryera ndaj civilëve në Niger.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Perez: Orbani do të sakrifojë Kosovën për të mbajtur afër Serbinë
-
Helikopteri i presidentit iranian pëson ‘ulje të vështirë’
-
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
-
Boja që fshihet, sondazhet e rreme dhe mashtrimet: Frika e BE-së ndërsa propaganda ruse synon zgjedhjet evropiane
Lajmet kryesore
-
Boja që fshihet, sondazhet e rreme dhe mashtrimet: Frika e BE-së ndërsa propaganda ruse synon zgjedhjet evropiane
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
-
De Rui: Drafti i Lajçakut të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese