Zëdhënësi i Kurtit sfidon veten, provon të thotë se atë që dëgjuat nga kryeministri s’e keni degjuar
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se kryeministri Albin Kurti nuk ka thënë ndonjë gjë të re lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pasi ky i fundit në një intervistë televizive e pranoi se brenda Planit Evropian ekziston ky mekanizëm.
“Kryeministri Kurti nuk tha diçka të re lidhur me Asociacionin. Ai dha përgjigje për tërësinë e Propozimit Evropian, përkatësisht për nenin 10 të tij i cili flet për të gjitha marrëveshjet e deritanishme, plot 39 sosh, shumicën e të cilave nuk i respekton e zbaton Serbia e për vetëm njërën ka vendim të Gjykatës Kushtetuese”, tha Kryeziu.
Ai provoi të justifikonte shefin e tij duke thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe ndodhet në Planin Evropian për shkak se marrëveshja për këtë mekanizëm është nënshkruar në vitin 2013 nga ish-kryeministri Hashim Thaçi.
Pas kësaj marrëveshjeje, në vitin 2015, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministri i atëhershëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nënshkruan dokumentin me parimet e përgjithshme mbi themelimin e asociacionit.
Duke qenë se Kosova nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ajo u detyrohet vullnetshëm konventave ndërkombëtare, të cilat i ka adoptuar në sistemin e saj kushtetues, dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që i ka bërë ligje me ratifikim, konform Paketës së Marti Ahtisaarit.
Nëse “vetëmenaxhimi” zbatohet sipas marrëveshjeve të mëparshme, i bie që ai të zbatohet edhe sipas marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 dhe 2015 që përfshinte themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Kryeministri Kurti e ka identifikuar veten mbi bazën e kundërshtimit të formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që prej kur u arrit Marrëveshja e Brukselit para dhjetë viteve, por të mërkurën në mbrëmje tha se edhe në këtë marrëveshje parashihet themelimi i këtij mekanizmi për serbët e Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit