Gjykata e Apelit të Kosovës ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti për Çështje Administrative për pezullimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave për gjyqtarë dhe prokurorë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjykata e Apelit, sipas vendimit, më 20 janar të këtij viti ka vendosur që ankesa e Qeverisë së Kosovës të refuzohet si e pabazuar.
“Refuzohet si e pa bazuar ankesa e të paditurës Qeveria e Republikës së Kosovës me seli në Prishtinë, ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative, i datës 02 shkurt 2022, vërtetohet”, thuhet në vendimin e Apelit.
Gjykata Themelore në Prishtinë, me 2 dhjetor 2022, kishte vendosur për pezullimin e vendimit të Qeverisë për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërsa ekzekutivi kishte dorëzuar ankesë për të kundërshtuar aktvendimin e kësaj gjykate.
Ndryshe, në vitin 2017, atëbotë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pati rritur pagat për shumë kategori dhe mes tyre për gjyqtarë dhe prokurorë, por përkundër se një gjë e tillë konsiderohej si joligjore dhe antikushtetuese, ky vendim asnjëherë nuk ishte shfuqizuar nga asnjë institucion tjetër, pavarësisht kërkesave të opozitës e shoqërisë civile në atë kohë.
Vendimi ishte prekur më pas në vitin 2020 nga pasardhësi i Haradinajt, Albin Kurti, por vetëm për zyrtarë qeveritarë, derisa pagat e punëtorëve të sistemit të drejtësisë mbetën, meqë edhe shkonte me premtimet e vetë Kurtit për paga të larta në këtë sektor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohet ndarja e tribunave për dy finalet, Partizani – Egnatia dhe Skënderbeu – Vllaznia
-
Nga Emiljano Shullazi te Albert Zaja, dalin sot para gjykatës 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale
-
Osmani kërkon nga ministrja e Katarit rritje të bashkëpunimit
-
Policia kërkon nga vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale ndalimin e Enver Sekiraqës
Lajmet kryesore
-
Ebrahim Raisi humb jetën pas rrëzimit të helikopterit, qeveria mbledhje urgjente
-
Nga Emiljano Shullazi te Albert Zaja, dalin sot para gjykatës 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale
-
Liderët globalë shprehin ngushëllime për vdekjen e presidentit iranian
-
Policia kërkon nga vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale ndalimin e Enver Sekiraqës