Prokurorët japonezë kanë paditur njeriun e dyshuar për vrasjen e ish-kryeministrit Shinzo Abe.
Kështu ka bërë me dije këtë të premte të 13 janarit një gjykatë lokale e qarkut.
Zyra e Prokurorit Publik të qarkut Nara ka paditur 42-vjeçarin Tetsuya Yamagami me akuza për vrasje, si dhe për shkelje të ligjeve të armëve.
Sakaq, aktakuza ka ardhur pas përfundimit të një vlerësimi psikiatrik afërsisht gjashtë mujor.
Në një krim që tronditi botën, Yamagami ishte arrestuar në vend më 8 korrik pasi dyshohej se qëlloi Abe me një armë artizanale teksa ish-kryeministri po mbante një fjalim në një fushatë zgjedhore në Nara.
Thuhet se ai kishte një inat kundër Kishës së Unifikimit për varfërimin e familjes së tij, duke thënë se e bindi nënën e tij të dhuronte rreth 774 mijë e 700 dollarë dhe fajësoi Abe për promovimin e organizatës fetare.
Kisha e Unifikimit u themelua në Korenë e Jugut në vitin 1954 dhe është e famshme për dasmat masive, duke u mbështetur te ndjekësit e saj japonezë si një burim kryesor të ardhurash.
Por vrasja hodhi dritë mbi provat për të zbuluar marrëdhëniet e thella dhe të gjata midis kishës dhe ligjvënësve të Partisë Liberale Demokratike (LDP) të Japonisë në pushtet.
LDP ka mohuar çdo lidhje me kishën, por ka pranuar se shumë ligjvënës kanë lidhje me grupin fetar.
Kështu, pas skandalit kryeministri zëvendësoi ministrat me lidhje me kishën nga kabineti i tij në gusht dhe zhurma e vazhdueshme për lidhjet me kishën detyroi dorëheqjen e ministrit të tij të Ekonomisë në tetor.
Në nëntor, Japonia ka nisur një hetim ndaj kishës që mund të kërcënojë statusin e saj ligjor pas vrasjes së Abe.
Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia kërkon nga vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale ndalimin e Enver Sekiraqës
-
Selimi vlerëson se pas dështimit në Këshill të Evropës, sanksionet ndaj Kosovës mund të pezullohen
-
Vodhën euro në bankat e vendeve të BE dhe tentuan t’i hidhnin në treg, arrestohen dy persona
-
Abuzim me tendera, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë
Lajmet kryesore
-
Ebrahim Raisi humb jetën pas rrëzimit të helikopterit, qeveria mbledhje urgjente
-
Abuzim me tendera, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë
-
SHBA dhe Izraeli të alarmuar nga stabiliteti i Iranit: “Të shmanget përshkallëzimi”
-
Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për marrëveshjen për burgjet me Danimarkën