Andy Ruiz Jr (33 – 2 – 0) rikthehet në ringun e boksit për t’u përballur me Christobal Arreola (38 – 6 – 1) më 24 prill.
Ruiz sfidoi kampionin e padiskutueshëm britanik, Anthony Joshua (24 – 1 – 0) më 1 qershor 2019 në Madison Square garden të New York-ut, SHBA. Ruiz e fitoi befasisht atë dyluftim dhe u bë i pari kampion i botës meksikan i kategorisë së peshave të rënda.
Por, mbretëria “Ruiz” nuk zgjati shumë, pasi Joshua kërkoi revansh me shpejtësi dhe Ruiz ra dakord: më 7 dhjetor 2019 në Arabinë Saudite, Joshua e mposhti Ruiz-in me vendim unanim, rivendosi autoritetin e tij, duke u rikthyer në fronin si kampioni i padiskutueshëm i botës.
Që nga ajo kohë, Ruiz ka riorganizuar “dietën” e tij stërvitore me trajnerin Eddy Reynoso, i cili është monolit për Saul “Canelo”Alvarez, Ryan Garcia dhe Oscar Valdez. Me pak fjalë, Ruiz i është bashkuar familjes meksikane të kampionëve.
“Jo vetëm për mua, por për gjithë tifozët e boksit, ky dyluftim do të jetë tepër joshës. Mendoj se tifozët do të çmendeshin po të shihnin dy meksikanë të peshave të rënda duke u përleshur”, shprehet Arreola për Sky Sports.
Jorge Capetillo, një prej trajnerëve paraardhës të Ruiz-it, ka theksuar vendosmërinë e peshërëndit meksikan për këtë ndeshje për Sky Sports: “Atij (Ruiz-it) nuk i ka sosur uria. Ruiz e njeh shijen e kampionit të botës – arrij të dallojë se ai do më shumë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ngërçi në Komisionin Hetimor për shëndetësinë merr zgjidhje, arrihet dakordësi mes palëve
-
Basha kujton revoltën e Spaçit: Të burgosurit nga diktatura kryen akt të paimagjinueshëm guximi
-
Versioni iranian se vdekja e Raisi-t erdhi nga një defekt teknik nuk i bind ekspertët
-
SHBA-ja akuzon Kosovën për “përshkallëzim të tensioneve” pas mbylljes së degëve të bankës serbe në veri