
Ndeshja mes Denis Nurja-s dhe kolumbianit Placido Ramirez nuk ka shkuar si duhet.
Kjo, pasi teksa Nurja ra në ring (qëndronte te litarët), Ramirez përfitoi, duke e goditur atë në fytyrë. Kjo mjaftoi që rreth 30 tifozë të futen në ring, duke shkaktuar kaos.
Pavarësisht ndërhyrjeve, duke qenë se ishin shumë tifozë, Ramirez nuk ka shpëtuar pa pësuar goditje. Sa i takon ndeshjes, ajo është ndërprerë, e për të cilën nuk ka fitimtar.
Vendimi përfundimtar rreth fatit të ndeshjes u mor disa minuta pas episodit të shëmtuar.
Takimi do të merret parasysh si i pazhvilluar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Socialistët thonë se 21 janari ishte krim shtetëror: Vendimi i Strasburgut i hap rrugën drejtësisë
-
Edhe në Zubin Potok serbët iniciojnë peticion për largimin e kryetarit Zeqiri
-
Golani, front i ri i mundshëm kundër Izraelit?
-
Trafiku i pasagjerëve në Evropë, TIA mes aeroporteve me performancën më të lartë