Ish-sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka thënë se klubi duhet ta lërë Cristiano Ronaldo-n të largohet nëse duan të ndërtojnë një ekip të suksesshëm për të ardhmen nën trajnerin e ri Erik ten Hag.
37-vjeçari Ronaldo, i cili u ri-nënshkrua për United nga Juventus sezonin e kaluar, i tha United në fillim të kësaj vere se dëshiron largimin nga Old Trafford pas dështimit të ekipit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
“Unë mendoj se United duhet ta lërë Cristiano Ronaldo-n të shkojë. Nuk është se Ronaldo nuk mund të luajë në një ekip për Ten Hag. Ai mund të luajë në çdo ekip”, shkroi Rooney, i cili tani menaxhon skuadrën e Major League Soccer DC United.
“Ronny gjithmonë do t’ju shënojë gola. Por pikëpamja ime personale është se United nuk është gati për të sfiduar titullin tani, kështu që qëllimi duhet të jetë ndërtimi i një ekipi që mund të fitojë ligën në tre deri në katër vitet e ardhshme, dhe për këtë, ata duhet të përgatiten”.
Ronaldo ishte zëvendësues në pjesën e dytë në ndeshjen e parë të United në sezonin e Premier League, një humbje 2-1 në shtëpi ndaj Brighton.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Raporti: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banja
-
Vendet evropiane të marrin shembull nga marrëveshja jonë me Shqipërinë për emigrantët, thotë Meloni
-
Washingtoni i kujdesshëm, verdikti i Hagës është një armë shtesë për të ushtruar presion ndaj Netanyahut
-
Grenell i kishte propozuar Trump-it që ta vizitojë Thaçin në Hagë, thotë NYT