Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit deklaroi të shtunën se Kina në fakt po provonte një sulm në ishull gjatë stërvitjeve ushtarake që përfshinin forcat e saj ajrore dhe marinën.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.
Sipas saj, disa anije dhe avionë kinezë kanë kryer misione në ngushticën e Tajvanit dhe disa prej tyre kanë kaluar vijën e demarkacionit jozyrtar midis kombit ishullor dhe Republikës Popullore të Kinës.
Ushtria e Tajvanit u përgjigj duke vendosur patrullat e zbulimit ajror dhe anijet e vëzhgimit dhe duke vënë në gatishmëri raketat e saj me bazë në breg.
Ministria tajvaneze e Mbrojtjes publikoi gjithashtu një foto të marinarit të saj në një fregatë duke parë një anije luftarake kineze afër brigjeve lindore të Tajvanit.
Agjencia tha gjithashtu se lëshoi raketa të premten mbrëma në përgjigje të fluturimit të shtatë dronëve dhe avionëve të paidentifikuar mbi ishujt pranë brigjeve të Kinës kontinentale.
Nga ana tjetër, Komanda e Teatrit Lindor të Kinës tha se po vazhdonte stërvitjet e përbashkëta detare dhe ajrore në veri, jugperëndim dhe lindje të Tajvanit.
Vihet re se fokusi kryesor është në testimin e aftësive të sistemeve të goditjes dhe sulmit nga deti.
Një burim i informuar i tha “Reuters” se në brigjet lindore të Tajvanit dhe pranë ishujve japonezë, luftanijet dhe dronët kinezë simuluan sulme ndaj luftanijeve amerikane dhe japoneze.
Kujtojmë se kriza rreth Tajvanit u shkaktua nga vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Nancy Pelosi, në ishull.
Si përgjigje, Pekin-i zyrtar njoftoi stërvitje ushtarake pranë Tajvan-it.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit