Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi gjatë vizitës së tij në Sarajevë, se në kuadrin e stabilitetit dhe sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës, vendi mbështet të gjitha formatet e pranueshme për të gjithë aktorët në BiH dhe në rajon.
Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi ‘Al Jazeera’.
Çavusoglu u takua në BiH me homologen boshnjake Bisera Turkoviç dhe anëtarët e Presidencës së BiH Zeljko Komsiç dhe kryetarin e Presidencës së BiH Sefik Dzaferoviç.
Duke iu drejtuar shtypit, Çavuşoglu theksoi se ka pasur një takim konstruktiv me kolegen e tij Turkoviç.
Gjatë saj është diskutuar për çështje dypalëshe dhe rajonale, si dhe për situatën aktuale në Bosnjë dhe Hercegovinë.
“Turqia dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë lidhje të thella historike dhe kulturore dhe këtë vit shënon 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe diplomatike. Ne vazhdojmë të zhvillojmë bashkëpunimin në fushën politike, ekonomike, ushtarake dhe fusha të tjera”, nënvizoi Çavusoglu.
Kryediplomati turk u shpreh se biseduan edhe për reflektimet e krizave aktuale globale në këtë rajon.
Ai shtoi se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan synon të organizojë një samit trepalësh të Turqisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë dhe se pala serbe tashmë ka shprehur gatishmëri.
“Kjo vizitë në pesë vendet e Ballkanit është një tregues i rëndësisë që ne i kushtojmë stabilitetit rajonal”, tha më tej Çavusoglu.
Zyrtari turk shtoi gjithashtu se Turqia do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm sovranitetin, integritetin territorial dhe stabilitetin e Bosnjë-Hercegovinës, si dhe orientimin e saj drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hovenier viziton në Leposaviq ushtarët amerikanë të KFOR-it
-
Varshava do të shpenzojë 2.3 miliardë për të forcuar kufirin e saj me Ukrainën
-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Varshava do të shpenzojë 2.3 miliardë për të forcuar kufirin e saj me Ukrainën
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE