Ministri i Sigurisë së Brendshme të Izraelit, Amar Bar-Lev, zbuloi se një ushtar izraelit ishte vrarë në një operacion të fshehtë në Siri 38 vjet më parë.
Gjatë një interviste në kanalin radio “Kan Bet”, Bar-Lev zbuloi se në dhjetor 1984, Izraeli kreu një operacion sekret në Siri, gjatë të cilit u vra një nga ish-komandantët e tij, Barak Sharabi.
Vendi i prehjes së Sharabit është mbajtur i fshehtë edhe sot e kësaj dite për hir të sigurisë kombëtare.
Censura Ushtarake më vonë kërkoi që të hiqej nga rrjeti intervista e ministrit, por më vonë ra dakord të pohohej se operacioni i fshehtë me të vërtetë ndodhi brenda territorit të Sirisë.
Sharabi – sipas faqes së internetit Yizkor që përkujton ushtarët e rënë izraelitë – u regjistrua në tetor 1981 në flotën ushtarake, por më vonë doli vullnetar për Sayeret Matkal, një njësi zbulimi dhe komando.
Disa vite më parë, censuruesit e shërbimeve lejuan mediat të raportonin se Sharabi u vra gjatë një “operacioni të inteligjencës në një vend fqinj arab”.
Yizkor fillimisht tha se ai u vra gjatë “Luftës së Parë të Libanit” në dhjetor 1984.
Në një intervistë të bërë disa vite më parë, prindërit e Sharabit thanë se ishin njoftuar se djali i tyre kishte vdekur në një aksident automobilistik.
Në funeralin e tij, megjithatë, ishin të pranishëm zyrtarë shumë të lartë ushtarakë, të cilët më vonë u treguan atyre në fshehtësi për operacionin në të cilin ai mori pjesë dhe me sa duket u vra.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Perez: Orbani do të sakrifojë Kosovën për të mbajtur afër Serbinë
-
Helikopteri i presidentit iranian pëson ‘ulje të vështirë’
-
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
-
Boja që fshihet, sondazhet e rreme dhe mashtrimet: Frika e BE-së ndërsa propaganda ruse synon zgjedhjet evropiane
Lajmet kryesore
-
Boja që fshihet, sondazhet e rreme dhe mashtrimet: Frika e BE-së ndërsa propaganda ruse synon zgjedhjet evropiane
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
-
De Rui: Drafti i Lajçakut të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese