Fakte të reja kanë dalë në dritë nga çështja gjyqësore mes Amber Heard-it dhe Johnny Depp-it.
Nga fotot e pazakonta të aktorit Depp, te regjistrimet zanore që vërtetojnë dhunën e ushtruar ndaj tij.
Të gjitha provat janë paraqitur në ditën e tretë të dëshmisë së Depp.
Sipas mediave, palët do të marrin një pushim treditor për të rifilluar të hënën.
Në seancat e fundit, në gjykatë, u shfaq një foto e Depp-it në gjumë, me akulloren derdhur në prehrin e tij.
Aktori shpjegoi se atë ditë kishte punuar 17 orë dhe se kishte pirë opioid-s, ndërsa akulloren ia kishte vendosur Heard, sepse “e dinte çfarë do të më ndodhte”.
“Po ta shihni me kujdes, dora ime e djathtë është në xhep, ndaj nuk isha i vetëdijshëm që po merrja pjesë në këtë lojë”, ka thënë më tej ai.
Aktori ka shfaqur para trupit gjykues disa mesazhe, duke risjellë në vëmendje një situatë të ndodhur në 2015-ën.
Atë kohë, Amber i kishte hedhur dy shishe vodka në trup dhe ai ishte vrarë.
Por pika kulmore e ditëve të fundit kanë qenë regjistrimet zanore (të kapura në fshehtësi), të cilat u bënë publike.
Heard dëgjohet të pranojë se e ka goditur ish-bashkëshortin e saj.
“Rritu, mos u sill si fëmijë. Nuk të godita, po të gjuaja, po të lëndoja”, dëgjohet të thotë Heard.
Pritet që javën e ardhshme të merret një vendim për padinë e ngritur nga aktori, i cili kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim, pasi prej akuzave të Amber-it ai ka humbur disa kontrata.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Tom Selleck zbulon pse ai pothuajse refuzoi një kërcim me Princeshën Diana në darkën e Shtëpisë së Bardhë në vitin 1985
-
Cardi B sqaron pse ajo iu referua stilistit të veshjes së saj në Met Gala si “aziatik” në vend të emrit të tij
-
Ariana Grande thotë se xhirimi i filmit “Wicked” ishte “transformues”
-
Rita Ora dhe Taika Waititi rrëmbejnë vëmendje me stilin e veshjes në Met Gala 2024