Stil

Johnny Depp dhe Amber Heard përballen në gjykatë – live – para gjithë botës


“Do të jem jo-aktive online për javët në vazhdim. Siç e dini, do jem në Virxhinia, ku do të përballem në gjykatë me ish-bashkëshortin tim Johnny Depp”, nis lajmërimi i fundit i Amber Heard në profilin e saj në median sociale “Instagram”.

Të hënën e 11 prillit, aktorja e njohur do të ballafaqohet me ish-bashkëshortin, i cili e ka hedhur në gjyq për shpifje.

Pritet që gjyqi të transmetohet online në vazhdimësi të ditës së sotme.

Më tej, në deklaratë, aktorja ka shpjeguar akuzat e Johnny Depp ndaj saj, duke theksuar se akoma po paguan pasojat.

Johnny Depp, Amber Heard to testify in person as they head to court again
Johnny Depp & Amber Heard

“Johnny më ka paditur për një artikull që shkrova për Washington Post, ku tregova eksperiencën time me dhunën dhe abuzimin. Nuk e përmenda asnjëherë emrin e tij, por fola për ‘çmimin’ që u duhet të paguajnë gratë kur flasin kundër burrave në fuqi. Unë vetë, ende po e paguaj çmimin, por shpresoj që, me mbylljen e kësaj çështjeje, të dy të ecim përpara”, vijon aktorja.

Por Amber nuk la pa përmendur se për ish-bashkëshortin “ruan shumë dashuri dhe ndjen dhimbje që u duhet t’i kthehen të shkuarës së tyre bashkë dhe para gjithë botës”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Amber Heard (@amberheard)

Aktorja shpreson se, me mbështetjen që ka marrë gjithë këto vite, do t’ia dalë mbanë betejës së fundit ligjore me Johnny Depp.

Divorci i tyre i papritur, kur ishin një prej çifteve më të dashur të Hollywood, mori një kthesë të keqe, në fillim të 2017-ës pas publikimit të disa imazheve të Heard-it, me shenja dhune.

Pasi gjithçka u bë virale, kompania amerikane e prodhimeve kinematografike, “Warner Bros”, e pushoi aktorin nga roli protagonist në “Fantastic Beasts 3”, po ashtu edhe nga filmi ikonik “Pirates of the Caribbean”.

Problemet mes Depp dhe Heard u shtuan edhe më shumë, kur aktori arriti të hapte gjyqin që do të zhvillohet sot me akuzën për “shpifje”, ndërsa pretendon vlerën prej 50 milionë dollarësh dëmshpërblim, kundër ish-bashkëshortes, ankesa e së cilës për anulim u hodh poshtë nga një gjykatës i Virxhinias.

Kjo, sipas mediave, do të jetë përballja e fundit e çiftit që prej vitesh luftojnë publikisht me njëri-tjetrin dyerve të gjykatave.

Marrë nga “Vanity Fair”, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore