Forcat Ajrore të Ukrainës kanë reaguar përmes një statusi në Twitter, duke hedhur poshtë lajmin se janë furnizuar me avionë të rinj.
“Zyrtarisht, Ukraina nuk mori avionë të rinj nga partnerët!”, shkruajnë autoritetet vendase.
Me ndihmën e qeverisë amerikane, Forcat Ajrore Ukrainase sqarojnë se morën vetëm pjesë këmbimi dhe komponentë për restaurimin dhe riparimin e flotës së avionëve në Forcat e Armatosura.
Këto të fundit, sipas tyre, do të mundësojnë vënien në shërbim të më shumë pajisjeve.
Raportimet e mediave të ndryshme, si: AFP, Forbes etj., theksonin se autoritetet ukrainase u furnizuan edhe me avionë luftarakë, duke cituar Pentagon-in.
Por, nuk dihej ende “dërguesi” apo origjina e tyre.
John Kirby, zëdhënësi i Pentagon-it, nuk specifikoi llojin e avionit të dorëzuar apo origjinën e tyre, por sugjeroi se ata ishin të prodhimit rus.
“Vendet e tjera, të cilat kanë përvojë me këto lloje avionësh, kanë qenë në gjendje t’i ndihmojnë ata të sjellin më shumë avionë”, shtoi Kirby.
Forcat ukrainase “kanë tanimë në dispozicion më shumë avionë luftarakë sesa dy javë më parë”, u tha të martën gazetarëve Kirby.
Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kishin ndihmuar me dërgimin e disa pjesëve, por ato “nuk kishin transportuar avionë të tërë”.
Kievi u ka kërkuar partnerëve perëndimorë që të sigurojnë avionë luftarakë MiG-29.
Këta të fundit janë avionë, të cilët pilotët ukrainas dinë t’i pilotojnë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Leonarda Cianciulli, sapunbërësja e Corregios: Kam prerë tre gra në copa, ishin sakrifica njerëzore për të më mbrojtur nga një mallkim
-
Një goditje dërrmuese për Izraelin dhe një bast masiv nga ICC-ja
-
Diplomati i lartë izraelit i kërkon AIPAC që të marrë ‘hapa dramatikë’ kundër ICC-së
-
Gjermania thotë se respekton ICC-në, por se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten