Mijëra demonstrues kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit të Armenisë, Jerevan-in. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit, Nikoll Pashinyan dhe qeverisë.
Protestat kundër tij kanë filluar që në nëntor të 2020-ës, ku Pashinyan nënshkroi një armëpushim me Azerbajxhanin fqinj, duke lëshuar territorin e pushtuar nga Armenët.
Marrëveshja i dha fund një konflikti të përgjakshëm gjashtë-javor mbi Nagar-Karabakun separatist. Më shumë se 4 mijë e 700 njerëz u vranë gjatë luftimeve.
Sipas pamjeve të publikuara nga mediat lokale, protestuesit brohorisnin “Nikoll është një tradhtar!”, “Armenia pa Nikollin!”.
Opozita gjithashtu mbështeti protestën duke u bashkuar në tubim.
Ish-kryeministri, Vazgen Manukyan, u tha mbështetësve të tij që të ishin “të gatshëm për kryengritjen”. Manukyan ishte kryeministri i parë i Armenisë gjatë fillimit të viteve 1990, pasi vendi fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik.
A do të tërhiqet Pashiani?
Pashinyan-i ka refuzuar thirrjet për të dhënë dorëheqjen por ka marrë përgjegjësinë e plotë për rezultatin e konfliktit. Ai gjithashtu ofroi të mbajë zgjedhje të reja këtë vit.
Opozita ka në plan të bojkotojë votimin nëse Pashinyan kandidon përsëri .
Konflikti i fundit rreth Nago-Karabak-ut shpërtheu në fund të shtatorit. Rajoni i diskutueshëm njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit në ligj, por është kontrolluar nga armenët etnikë për 30 vitet e fundit.
Mijëra njerëz janë vrarë në 6-javë luftime dhe më shumë se gjysma e popullsisë së rajonit u zhvendos. Si pjesë e marrëveshjes , Armenia ra dakord të kthente rreth 15 deri në 20% të territorit të Nago-Karabakut të kapur nga Azerbajxhani në luftimet e fundit, duke përfshirë qytetin historik të Shusha-s.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
Iran, shtatë persona të varur në një ditë – dy prej tyre, gra
-
Humbën ndaj “Frontit Evropian”, liderët e “VLEN”-it takohen me Kurtin – i përgëzon për rezultatin